Statistika Webfaqes

Policia e Kumanovës ka raportuar sot për kronikën e zezë brenda kësaj komune. Një person është regjistruar sot i plagosur. Bëhet fjalë për H.A, 30 vjeç nga Kumanova, i cili me plagë të rënda në krahëror nga armë zjarri është sjellë në Qendrën Mjekësore në Kumanovë. SPB në Kumanovë ka ndërmarrë masat për të ndriçuar rastin.

Ndërkohë, rreth orëve të para të mëngjesit të sotën është regjistruar një rrëmbim në kazinon "Senator" në rrugën "Tode Mendoll". Dy persona të maskuar kanë ndërhyrë në kazino dhe nën kërcënimin e armëve kanë tërhequr rreth 8 mijë denarë nga punonjësit e kazinos.

Në rastin e tretë të kronikës së zezë, SPB në Kumanovë ka bërë të ditur se nga ngritur kallëzime penale ndaj tre banorëve të fshatit Hotël të Kumanovës së Likovës për vepër penale ushtrim të dhunës. (INA)

Shkruaj Comment të rij

Fotoja e javes

Adressa

logo Radio Jehona
Hristijan Todorovski - Karposh nr 038
1300 Kumanovë
Tel +3890 31 472 853
103.5 FM
www.radiojehona.com.mk